
Kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu sot në mëngjes ka vizituar fshatin Pirok nga ku ka bërë të ditur që do të regullohet kanali i lumit të këtij fshati projekt i cili është mbështetur nga UNDP, komuna e Bogovinës dhe ambasada Zvicerane, shkruan Top24
“Kanali i lumit të f.Pirok tek i cili është fituar projekti për ndërtimin dhe modernizimin e po të njëjtit. Kanali do të mer pamje krejtësisht ndryshe sipas gjitha standardeve. Ky projekt finansohet nga Ambasada Zvicerane,UNDP dhe Komunës së Bogovinës.” shkruan kryetari i Bogovinës.



