LajmeMaqedoniTopLajm

Dështon marrëveshja për Kodin Zgjedhor, mbeten akuzat mes partive

Skadon afati brenda të cilit partitë politike duhet të harmonizojnë qëndrimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por ende nuk ka asnjë zgjidhje në horizont. VMRO-DPMNE nuk heq dorë nga kërkesa që diaspora të votojë në mënyrë elektronike ose me postë, ndërsa përpjekja e partisë Levica për t’i ulur në të njëjtën tryezë partitë opozitare me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për një njësi të vetme zgjedhore dështoi. Pas kësaj nisën akuzat dhe përplasjet politike se kush është më afër dhe më i lidhur me kryeministrin Hristijan Mickoski – LSDM-ja apo Levica.

Pavarësisht thirrjes së javës së kaluar të komisioneres evropiane për Zgjerim, Marta Kos, si dhe thirrjes së djeshme të ambasadorit të Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas, që partitë të arrijnë marrëveshje pasi reformat janë thelbësore për rrugën evropiane të vendit, edhe dje secila parti mbeti në pozicionin e saj.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close