
Komuna e Tetovës pas dorëheqjes së drejtorit Zija Ademi nga drejtor i shkollës fillore “Istikball” në Tetovë për ushtrues detyre ka emëruar mësuesen Igballe Aliu e cila është bashkëshortja e ish kryetarit të degës së Lëvizjes Besa, Gazmend Aliu. Emërimi i drjetoreshës së re në SHFK “ISTIKBALL” ka ngjallur pakënaqësi në këshillin e prindërve dhe kolektivin e shkollës fillore të cilët nuk e pranojnë për drejtor Igballe Aliun.
Ndryshe Gazmend Aliu u largua nga Lëvizja Besa e Bilall Kasamit pikërisht për këtë arsye, pasi LB nuk pranoi të jetë pjesë e listës për deputet gjë që e iritoi Aliun për të ndarë rrugën me Lëvizjen Besa dhe për të kaluar në Alternativën e Afrim Gashit ku edhe ishte angazhuar si këshilltarë në Fondim e Sigurimit Pensional Invalidor të Maqedonisë së Veriut.
Aliu ka qenë njëri ndër figurat kyqe në zgjedhjet e fundit kundër Lëvizjes Besa, por pas shkarkimit të kryetarit të degës nga ana e Afrim Gashit, Aliu së bashku me disa kolegë të tjerë ishin pjesë e pazarit të Zekirja Ibrahimit për të marë degën e Tetovës së AAA-së dhe për të largur deputetin Hysni Ismaili dhe kryetarin Dritan Bexheti së bashku me Forumin e Gruas së kësaj partie, me qëllimin e vetëm që të bëj bashkëshorten drejtoreshë.
Sot vet Aliu e ka publikuar në profilin e tij se bashkëshortja e tij është emëruar si drejtoreshë e shkollës fillore “Istikball” duke shpërnadër postimin në profilin e tij.Top24





