LajmeMaqedoni

Ekspertë të huaj do të hetojnë nëse qytetarëve i janë vënë stenta kot e kot!

Pas informacioneve në opinion se nëpër institucione shëndetësore kryhen intervenime kardiologjike pa pasur nevojë, vetëm për përfitim monetar, Ministria e Shëndetësisë është duke formuar komision me ekspertë të huaj nga Evropa për të kryer inspektime të jashtëzakonshme në institucionet private dhe shtetërore.

I pari i Shëndetësisë, Azir Aliu tha se shteti nuk ka asnjë informacion mbi pacientët që trajtohen në spitalet private që nuk i mbulon Fondi Shëndetësor.

“Që nga fillimi si ministër i Shëndetësisë kam thënë se komunikimi mes sistemit tonë dhe institucioneve private shëndetësore është një kahëshe, që d.m.th ata marrin informacione nga sistemi për pacientët ndërsa ne si shtet nuk kemi informacione, faktikisht kemi black boks, nuk e dimë se çfarë ndodhë me qytetarët tonë që trajtohen në klinikat private”, tha ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Vetëm këtë vit, deri më tani mbi 5 mijë pacientë kanë kryer intervenime kardiologjike në institucione private dhe shtetërore.

“Në vitin 2025 deri më tani janë bërë 5773 intervenime kardiologjike, në vitin 2024 janë bërë 5188 intervenime, në vitin 2023, 5019 intervenime, në vitin 2022 – 4202 intervenime, në vitin 2020 janë bërë 2481, dhe në vitin 2019 – 2402. Këto janë intervenime kardiologjike, ndërsa institucionet ku komisioni do të kryej inspektime janë: Spitali i posaçëm në Ohër, Klinika Universitare- Kardiologjia Shtetërore në Shkup, Klinika Universitare për Kardiologjië në Shkup, Aci Badem Sistina dhe Zhan Mitrev në Shkup”, u shpreh ministru Aliu.

Brenda një muaji, ka thënë ministri, të gjitha institucionet shëndetësore private me shkresë zyrtare do të jenë të obliguara ti hapin bazat e tyre dhe ta informojnë Ministrinë për të gjitha kontrollet dhe ndërhyrjet e kryera kardiologjike.

Ai informoi se nga data 15 i muajit të ardhshëm të gjitha klinikat shëndetësore private janë të detyruara të dorëzojnë të dhënat mbi pacientët që i mjekojnë nëpër klinika. Ndërkaq, Oda e Mjekëve për më shumë se pesë vite nuk ka kryer asnjë kontroll të rregullt apo të jashtëzakonshëm nëpër institucionet ku janë kryer intervenime kardiologjike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close