
– Më 12 dhe 13 gusht, në Shkup do të shënohet 25-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, përmes një manifestimi dyditor me pjesëmarrjen e personaliteteve të njohura nga Maqedonia e Veriut dhe nga rajoni.
Nën moton 25 dhe përtej, me një seri panelesh diskutimi, debateve dhe aktiviteteve kulturore do të shënojnë këtë përvjetor të rëndësishëm, duke rikthyer në fokus rëndësinë e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, proceset që pasuan nënshkrimin e saj, avancimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe rrugën e vendit drejt integrimit evropian.
Manifestimi organizohet nën patronatin e Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe ministrit Agon Ferati, me synimin që 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit të shërbejë jo vetëm si moment përkujtimi, por edhe si hapësirë për reflektim, debat dhe përcaktim të vizionit për të ardhmen.
Programi do të fillojë më 12 Gusht, kur përmes disa paneleve tematike do të mblidhen personalitete nga sfera të ndryshme.
Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit nën patronatin e Ministrisë së Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, kemi kënaqësinë të ju prezantojmë me panelistët e Panelit të parë:
Tema: ”MARRËVESHJA KORNIZË E OHRIT DHE RRUGA DREJT INTEGRIMIT EVROPIAN”
Data: 12 gusht 2026
Vendi: Klubi i Deputetëve
PANELISTËT
Znj. Venera Latifi Azizi
Moderatore e panelit
Znj. Clarisse Pasztory
Diplomate e OSBE-së me përvojë të gjerë në Ballkanin Perëndimor
Z. Bilall Kasami
Kryetar i Komunës së Tetovës dhe politikan
Z. Kostadin Kostadinov
Ish-kryetar i Komunës së Strumicës dhe politikan
Znj. Viktorija Trajkov
Zëvendësministre për Çështje Evropiane
Z. Aziz Pollozhani
Ish-diplomat dhe profesor universitar
Paneli në përbërje të panelistëve me përvoja dhe këndvështrime të ndryshme nga politika, diplomacia, institucionet dhe akademia, duke krijuar një hapësirë për dialog të hapur, konstruktiv dhe miqësor mbi rëndësinë e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
Në fokus të diskutimit do të jenë zbatimi dhe trashëgimia e Marrëveshjes, bashkëjetesa dhe përfshirja e komuniteteve, dialogu ndëretnik, sfidat e së tashmes dhe perspektiva evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Një përbërje inkluzive e panelit, me pjesëmarrës që sjellin perspektiva të ndryshme, synon të nxisë një debat të hapur dhe të dobishëm mbi atë se çfarë është arritur gjatë këtyre 25 viteve dhe cilat duhet të jenë hapat e ardhshëm.
Një dialog për të kaluarën, një diskutim për të tashmen dhe një vizion për të ardhmen.
Panelit të Dytë:
Tema: E ardhmja e Marrëveshjes së Ohrit dhe ndërtimi i një paqeje të qëndrueshme
Data: 12 gusht 2026
Vendi: Klubi i Deputetëve
PANELISTËT
Znj. Venera Latifi Azizi
Moderatore e panelit
Z. Ilir Kulla
Ekspert për Çështje Rajonale dhe Diplomaci
Z. Izet Mexhiti
Kryetar i Komunës së Çairit dhe politikan
Z. Agon Ferati
Ministër i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive
Z. Timço Mucunski
Ministër i Punëve të Jashtme
Znj. Adelina Marku
Diplomate dhe kolumniste
Paneli i dytë trajton temën “E ardhmja e Marrëveshjes së Ohrit dhe ndërtimi i një paqeje të qëndrueshme”, me fokus në rëndësinë e Marrëveshjes për stabilitetin, bashkëjetesën ndëretnike dhe zhvillimin demokratik të vendit. Diskutimi sjell perspektiva të ndryshme politike, institucionale dhe diplomatike.
Do të trajtohen aspektet politike dhe rajonale të Marrëveshjes, duke vënë theksin te zbatimi i saj dhe sfidat e së ardhmes. Do të ceket edhe roli i institucioneve në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet bashkësive.
Rol të veçantë do të zë rëndësia e stabilitetit dhe marrëdhënieve ndëretnike në perspektivën evropiane të vendit.



