
Prokuroria e Posaçme vijon aksionet për goditjen dhe zbardhjen e krimeve elektorale në vend, pas zgjedhjeve të 11 majit.
Mësohet se SPAK ka sekuestruar celularin e nënkryetarit të Bashkisë Pukë, Ndue Suma. Ky i fundit është pjesë e një hetimi pas dyshimeve për korrupsion gjatë zgjedhjeve lokale. Ditë më parë Prokuroria e Posaçme i sekuestroi celularin edhe kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i cili është nën hetim për “korrupsion zgjedhor.
Agjentët e BKH-së, forcat operacionale dhe FNSH-ja me urdhër të SPAK zhvilluan një operacion në Shkodër lidhur me krimet zgjedhore. Gjatë aksionit u shoqëruan disa mbështetës të Partisë Socialdemokrate.



