BotaLajme

Reagojnë nga Pallati “Elysee” për videon ku dyshohet se gruaja e godet Macronin

Paraditen e së hënës në media qarkulloi një video ku presidenti francez, Emmanuel Macron po dyshohet se është goditur nga bashkëshortja e tij, me të arritur në Vietnam, shkruan Reporteri.net.

Për këtë kanë reaguar nga Pallati “Elysee” duke hedhur poshtë dyshimet për një diçka të tillë.

“Ishte një moment afërsie”, tha një zyrtar.

Vizita e Macron në Vietnam, e para nga një president francez në pothuajse një dekadë, vjen pasi ai synon të rrisë ndikimin e Francës në ish-koloninë e saj.

/Reporteri.net/

Related Articles

Back to top button
Close
Close