LajmeMaqedoniTopLajm

Dritan Bexheti jep edhe një lajm të mirë për pensionistët, sot publikohet lista e mbështetjes për përballje me krizën energjetike

Drejtori i FSPI-së Dritan Bexheti sot ka dhënë edhe një lajm të mirë për pensionistët e vendit të cilët do të ndihmohen me mjete finansiare për përballje me krizën energjetike. Bexheti thekson se gjatë ditë së sotme 05.01.2023 do të publikohet lista e përfituesve të ndihmës dhe se ata që nuk janë përfshirë e ndërsa i plotësojnë kushtet munden menjëher të parashtrojnë ankesë, shkruan Top24

“Lista e shfrytëzuesve të mjeteve monetare për mbështetje financiare për përballjen e krizës energjetike do të publikohet më 5 janar të vitit 2023 në web faqen e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut (shfrytëzuesit e pensionit me shumë jo më të lartë se 11.525 denarë në muaj, gjegjësisht në shumë jo më të lartë se 14.000 denarë në muaj si dhe shfrytëzuesit e të drejtës së kompensimit të dëmtimit trupor). Lista publikohet me qëllim që qytetarët të kenë mundësi t’a kontrollojnë dhe nëse personi nuk është në listë ndërsa konsideron se i plotëson kushtet si shfrytëzues i së drejtës, mund të parashtrojë kundërshtim drejtuar Komisionit të vendimmarrjes për kundërshtimet ndaj mbështetjes financiare pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, në afat prej tri ditësh nga data e publikimit të listave të shfrytëzuesve të mbështetjes financiare.” tha Dritan Bexheti për Top24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close