LajmeMaqedoniTopLajm

Drejtori i hekurudhave Adnan Azizi takon ambasadorin Japonez, Hironori Savada

Drejtori i hekurudhave të Maqedonisë së Veriut, Adnan Azizi sot ka takuar ambasadorin Japonez Hironori Savada. Në këtë takim është biseduar rreth mundësisë së bashkëpunimit mes dy shtetve në ngritjen e shërbimeve në hekurudha.
Sot prita në takim ambasadorin e sapo emëruar të Japonisë në Maqedoninë e Veriut, Hironori Savada.
Në takim biseduam për mundësitë e bashkëpunimit mes shtetit tonë dhe Japonisë sa i përket transportit hekurudhor, duke pasur parasysh cilësinë dhe arritjet e Japonisë në këtë sferë.
Diskutuam rreth projektit të përbashkët që HRMV – Transport ka me kompaninë PADECO të Japonisë, me ç’rast ambasadori shprehu gatishmërinë e tij që të ndihmojë në këtë drejtim.
U dakorduam që takimet e këtilla të vazhdojnë, që të angazhohemi edhe më shumë në thellim të bashkëpunimit, gjë e cila do të ndihmonte modernizimin e Hekurudhave të Maqedonisë së Veriut.

Related Articles

Back to top button
Close
Close