
Presidenti i Republika Sërpska dhe lider i partisë SNSD, Milorad Dodik, kka njoftuar se partia që drejtohet nga ai, ka inicuar nismën për shfuqizimin e të gjitha vendimeve dhe ligjeve, që sipas tij, nuk janë miratuar konform Marrëveshjes së Dejtonit, duke potencuar se Republika Sërpska nuk pranon asnjë vendim të përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë e Hercegovinë, Kristijan Shmit.
Dodik, paralajmëroi se të martën më 25 shkurt, duhet të nis seanca e Parlamentit të Republika Sërpska dhe ka ftuar qytetarët në një miting të madh popullor.
MILORAD DODIK – PRESIDENT I REPUBLIKA SËRPSKA
“Nëse sillet ndonjë aktvendim madje edhe për një ditë, Kuvendi, sipas nismave tona, duhet të vazhdojë punën e pandërprerë dhe të gjitha konkluzat e miratuar në vitin 2010 t`i shndërrojë në ligje. Në këtë kontekst nga Qeveria kërkohet plan operativ”
Ndryshe, për më 26 shkurt, në Gjykatën e Bosnjë e Hercegovinës, është paralajmëruar shqiptimi I dënimit kundër Dodikut dhe Drejtorit të Gazetës Zyrtare, Milosh Lukiq,
Ata akuzohen se nuk kanë respektuar vendimet e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkësisë Ndërkombëtare në Bosnjë e Hercegovinë, Kristijan Shmit.
Dosiku akuzohet se ka dekretuar dy ligje antikushtetuese të Republika Sërpska që paraprakisht ishin shfuqizuar nga përfaqësuesi I lartë, kurse Lukiqi akuzohet se ka publikuar ligjet dhe dispozitat me të cilat parashihet që në Republika Sërpska nuk zbatohen vendimet e përfaqësuesit të lartë dhe Gjykatës Kushtetuese të B e H.
Nëse shpallen fajtorë, Dodiku dhe Lukiqi, mund të dënohen deri në 5 vite burg dhe me ndalesë të veprimit politik.



