LajmeSport

“Djajtë e Kuq” marrin sulmuesin me eksperiencë të Atletikos?

Sipas “ESPN”, sulmuesi spanjoll Alvaro Morata mund të jetë sulmuesi që skuadra e Man. Junajted po e kërkon. Mediat informojnë se 30-vjeçari është pranë transferimit në “Old Trafford”, duke lënë ekipin e Atletiko Madrid. Lojtari do të shkonte si zëvendësuesi i ish-shokut të tij të skuadrës në kohën e Juventusit, Kristiano Ronaldo, që u largua nga United.

Formula e transferimit do të jetë ajo e huazimit për 6 muaj, deri në fund të sezonit, pa të drejtë blerje. Duket se tek Junajted nuk duan të shpenzojnë shumë këtë janar, ndaj synojnë të marrin Morata deri në fund të sezonit.

Një futbollist me përvojë dhe që mund t’u zgjidhë punë për momentin, për të investuar më pas verën e ardhshme. Sipas “ESPN” palët kanë nisur bisedimet dhe pritet që të arrihet një marrëveshje për të lënë të lirë Alvaro Morata, që do të rikthehej në Premier Ligë, pas dy sezoneve me Çellsin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close