LajmeTeknologji

Ditë të vështira për miliarderët, Musk humbet 18.5 miliardë brenda dite

Tregjet globale të aksioneve vazhdojnë të rëndohen. Një shitje e aksioneve të teknologjisë po ndodh aktualisht në bursat amerikane.

Kjo po zvogëlon pasurinë e gjigantëve të teknologjisë si Mark Zuckerberg dhe njeriu më i pasur në botë, Elon Musk.

Mark Zuckerberg humbi 2.6 miliardë dollarë brenda natës, ndërsa Elon Musk në 24 orët e fundit humbi 18.5 miliardë dollarë. Pasuria e tij neto ka rënë në 229 miliardë dollarë të martën, shkruan Indeksonline.

Në nivel global, lufta kundër inflacionit dhe masat e ngurta të Kinës për të kontrolluar pandeminë e koronës po rëndojnë rritjen ekonomike.

Indeksi kryesor amerikan Dow Jones Industrial humbi 1,99 për qind në 32,245,70 pikë, aq sa ishte në nivelin e marsit të vitit të kaluar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close