LajmeMaqedoniTopLajm

Dimitrov: Bullgaria hap çështje të cilat janë kundërevropiane

Sipas zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, problemi kryesor me veton bullgare vshtë se Bullgaria nën ombrellën e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe integrimit evropian hap çështje që janë kundërevropiane.

Sipas tij, kur Bashkimin Evropian nuk ka përmbushur premtimet atëherë ulet edhe besimi i rolit në rajon.

“Nëse fqinjë ju konteston gjuhën. diçka që është e sovraniteit tuaj dhe nuk mund të jetë objekt i pranimit dhe as i mohimit nga shteti tjetër, kjo nuk çon në marrëdhënie të mirë mes dy shteteve evropiane, e bazuar në respektim të ndërsjellë”, thotë Dimitrov duke sqaruar se për një pjesë të madhe të vendeve anëtare të BE-së kushtet bullgare janë të pakuptueshme.

Ndryshe, Çekia dhe Sllovakia e bllokuan miratimin e konkludimeve për zgjerim të Ballkanit Perëndimor në Këshillin e BE-së për shkak se nuk pajtohen me tekstin që ka të bëjë me Maqedoninë e Veriut.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close