
Ministreja e Finansave, Gordana Dimitrievska Koçovska përmes një postimi në profilin esaj ka njoftuar se rebalansi i buxhetit për vitin 2026 ka siguruar pagesën e rregullt të pagave, pensioneve, kompensimeve sociale dhe të gjitha obligimeve që shteti ika ndaj qytetarëve, shkruan Top24
“Rebalansi i buxhetit do të siguroj pagesën e rregullt të pagave, pensioneve, komensimeve sociale dhe të gjitha obligimeve që shteti ika ndaj qytetarëve. Megjithatë në kushte kur tani më janë siguruar të hyrat stabile në buxhet dhe në finansat publike, akcentin tani e vendosim në investimet kapitale. Investimet që sot po i realizojmë në rrugë, hekurudha, energjetikë, arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë komunale, do të japin aktivitet më të lartë ekonomik, vende të reja pune dhe standart më të mirë jetësorë” shkruan ministreja Gordana Dimitrievska Koçovska, përcjellë Top24



