
Diva e muzikës, Jennifer Lopez publikoi foto nga një festë e dyfishtë ditëlindjeje me motrën e saj, Lynda, në Evropë.
Imazhet përfshijnë një foto të saj nudo në vaskë dhe një shkrepje tjetër ku shfaqet me një veshje seksi me dantellë të zezë, të ndara në llogarinë e saj zyrtare në instagram.
Postimi i përbashkët shfaqi yllin duke u relaksuar në një vaskë luksoze, ndërsa motra e saj qëndronte ulur në dysheme duke shijuar ëmbëlsira së bashku.
Sipas The Sun motrat shihen duke fryrë disa qirinj në ëmbëlsirat e tyre përkatëse.
Për divën Jennifer Lopez, bukuria nuk ka moshë.
Super ylli i popit shkëlqeu me një kostum të zi transparent me dantella nga Dolce and Gabbana, teksa mbante një vello të zezë dhe të artë mbi kokë, me një kurorë të madhe dhe një gjerdan të artë që binte në sy.
Ajo shkroi në mbishkrimin e postimit: “Një udhëtim i dyfishtë me motrën për ditëlindje është gjithmonë një ide e mirë!! Të dua Lynnie!! Gëzuar ditëlindjen!!”
Vlen për tu përmendur fakti se Jennifer u quajt “gruaja më e bukur në botë” nga fansat, ndërsa pozoi me një fustan të shkurtër krah Erling Haaland.



