LajmeMaqedoniTopLajm

BDI: Bizneset shqiptare në Maqedoni i lam me 20% qarkullim ndërsa për dy vite ajo ka rënë në 12%

Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë ditës së sotme ka vazhduar me publikimin e shifrave duke krahasuar situatat para vitit 2001 dhe ato pas vitit 2001 deri në vitin 2024 duke shënuar akuzuar se qeverisja e VLEN-VMRO-ZNAM po e kthen venditn dhe statusin e shqiptarëve në periudhën para vitit 2001, shkruan Top24

Përmes një postimi në profilin zyrtar të faqes së BDI-së është paraqitur një krahasim i biznesit para vitit 2001 dhe pas vitit 2001 deri në vitin 2024 duke pretenduar se qasje e bizneseve shqiptare në qarkullimin e buxhetit të shtetit ishte ritur deri në 20% ndërsa në më pak se dy vite të qeverisjes VLEN-VMRO-ZNAM kjo përqindje ka rënë në 12%.Top24

DY DEKADA KRENARI!
E gjetëm ekonominë e vendit të monopolizuar, ku bizneset shqiptare realizonin më pak se 5% të qarkullimit ekonomik.
Pas vitit 2001, me më shumë mundësi, përfaqësim dhe mbështetje, pjesëmarrja e tyre arriti mbi 20%.
Në vetëm dy vite, kjo përqindje ka rënë në 12%.
Ky është çmimi ekonomik i përjashtimit të shqiptarëve. Më pak biznese, më pak vende pune dhe më pak perspektivë për familjet shqiptare

Related Articles

Back to top button
Close
Close