BotaLajmeTeknologji

Dhjetra të arrestuar në gjithë botën nën akuzat për mashtrim dhe vjedhje të informatave personale me anë të një faqeje interneti

Dhjetra njerëz në mbarë botën janë arrestuar pasi policia ndërpreu aktivitetin e një faqeje interneti të themeluar në Mbretërinë e Bashkuar e cila akuzohet për mashtrim.

LabHost, faqe kjo e krijuar në vitin 2021, raportohet se ka mashtruar deri në 70 mijë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar duke marrë 480 mijë numra të telefonave dhe 64 mijë kode PIN.

Faqja është krijuar nga një rrjet kriminal dhe u ka mundësuar më shumë se 2,000 përdoruesve të krijonin faqe të tjera të dizajnuara për vjedhje të informacioneve personale si adresat e postës elektronike, fjalëkalimet dhe informacione bankare.

Ata që abonoheshin, paguanin mbi 300 euro në muaj dhe synonin viktima në mbarë botën.

Bëhet e ditur se që nga fillimi i krijimit të saj, LabHost ka marrë mbi 1 milion euro pagesa.

Por, menjëherë pasi u kap dhe u ndërpre, klientët e saj pranuan një mesazh që u thoshte se policia e dinte se kush ishin dhe çfarë po bënin.

Deri më tash raportohet se 37 persona janë arrestuar në mbarë botën, duke përfshirë të arrestuar në vende si Manchesteri dhe Londra.

Ndryshe, policia ka filluar hetimin për LabHost që nga viti 2022 pas informimit nga Aleanca e Mbrojtjes Kibernetike.

“Mashtruesit në internet mendojnë se mund të veprojnë pa u ndëshkuar. Ata besojnë se mund të fshihen pas identiteteve dhe platformave dixhitale si LabHost dhe kanë besim absolut se këto faqe janë të padepërtueshme nga policia”, tha Dame Lynne Owens nga Policia Metropolitane e Mbretërisë së Bashkuar.

“Por, ky operacion dhe të tjerët gjatë vitit të kaluar, tregojnë se zbatimi i ligjit në mbarë botën mund të bashkohet me njëri-tjetrin për të çmontuar rrjetet ndërkombëtare të mashtrimit”, shtoi Owens.

Related Articles

Back to top button
Close
Close