LajmeRajon

Me emocione dhe entuziazëm 445 kadetë i bashkohen Policisë së Kosovës

Në një ceremoni të mbajtur në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, janë diplomuar 445 kadetë të Policisë së Kosovës, ndër të cilët 345 janë meshkuj dhe 100 femra.

Pas përfundimit të ceremonisë, të sapo diplomuarit shprehën emocionet dhe krenarinë e thellë për angazhimin e tyre të ri në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

Fitim Bela nga Ferizaj, një nga policët e rinj, shprehet: “Po ndihem shumë mirë, pas sfidave që kemi kaluar gjatë trajnimit. Të jesh në shërbim të qytetarëve pa dallim është ndjenjë e veçantë”.

I sapodiplomuari në Policinë e Kosovës, Fitim Bela

Drin Azemi gjithashtu ndau ndjenjat e veta, duke e përshkruar si të papërshkrueshme kënaqësinë e të qenit pjesë e Policisë së Kosovës, ndërsa Antigona Hoxha nga Gjakova shtoi se është një nder dhe kënaqësi të i shërbejë popullit të saj, me shpresën që detyrën ta kryejë me dinjitet dhe ndershmëri.

I sapodiplomuari në Policinë e Kosovës, Drin Azemi

“Shumë mirë dhe shumë krenare. Është nder dhe kënaqësi me i shërbyer popullit dhe shpresoj që me kry me dinjitet dhe ndershmëri këtë detyrë. Jemi shumë krenarë që jemi pjesë e Policisë së Kosovës, shpresoj që të ju bëjmë krenar”, tha Hoxha.

Shaban Kurti nga komuniteti ashkali theksoi vlerën e mësimeve të reja dhe përgatitjen e tyre fizike dhe psikike, duke besuar se do të shërbejë komunitetit dhe vendit në mënyrën më të mirë të mundshme.

I sapodiplomuari në Policinë e Kosovës, Shaban Kurti

“Është kënaqësi e veçantë që diplomuam si Policë të rinj. Po besoj që do t’i shërbejë komunitetit tem dhe vendit tim në mënyrë sa më të mirë të mundshme. Besoj që ja ka vlejtë shumë, kemi mësu shumë sene të reja dhe jemi përgatitur si fizikisht dhe psikikisht”, komuniteti ashkali, Shaban Kurti.

Të emocionuar ishin dhe familjarët e policëve të rinj. Axha i Drin Azemit, Bajram Azemi tha se diplomimi i djalit të vëllait të tij e ka kthyer në periudhën kur ai ishte ushtar i UÇK-së.

Bajram Azemi, axha i sapodiplomuarit në Policinë e Kosovës, Drin Azemi

“Jam mixha i Drin Azemit, emocionet janë të papërshkrueshme sepse vetvetiu diplomimi i të rinjve është siguri komplet për Kosovën. Unë po e shoh veten sepse edhe vet kam qenë ushtar i UÇK-së dhe po më duket sikur unë në atë kohë, tash ky po e jep”, ka thënë Bajram Azemi.

Edhe prindërit e Gjeneta Adiqi nga komuniteti ashkali thanë se ndjehen shumë të lumtur që vajza e tyre është pjesëtare e Policisë së Kosovës.

Naser dhe Shyhrete Adiqi, prindërit e sapodiplomuarës në Policinë e Kosovës, Gjeneta Adiqi

“Jemi më të lumtur në jetë sot që fëmijë jonë Gjeneta Adiqi është bërë pjesëtare e Policisë së Kosovës”, ka thënë prindi…fshati Magur Komuna e Lipjanit, Naser Adiqi dhe Shyhrete Adiqi ashkali.

Ndryshe, në këtë ceremoni morën pjesë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla si dhe shumë zyrtarë të institucioneve të sigurisë.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close