LajmeShowbiz

Detajet që lidhen me Borën dhe Donaldin në këngën e re të Semit

Bora dhe Donaldi janë dy emrat më të përmendur për muaj të tërë.

E tashmë për historinë e tyre mund të dëgjojmë edhe në tekste këngësh, shkruan lajmi.net.

Në këtë këngë flitet për pendesën e Donaldit që i bëri Borës.

“Tu luta, tu luta, tu luta ti mos bëj gabime. Tu luta, tu luta, tu luta ti mos thyej premtime. Djalo ti nuk je normal. Djalo ti nuk je normal. Prej vetes ke ik ti, prej vetes ke dalë. Nuk e di a muj naj herë me ta fal.“, janë fjalët e para të Semit.

Pak kohë më parë, qarkulloi në media një foto e një makine që ndodhej poshtë shtëpisë së Borës dhe pretendohej se i përkiste Donaldit. Si duket, ky detaj vihet re në këngën e saj. Për më tepër, në një nga sekuencat e klipit, Semi shfaqet në një makinë, gjë që shton më shumë dyshimet.

“Ani ani, hajt se ki me ardh ti te dera e banesës tem, ki me u lut ti a mrena a m’len. Ani, ani, hajt se ki me ardh ti. Te unë ki me kërku falje se të kam dasht ti kurrë nuk u nale.”, thotë Semi. Ajo i kujton gjithashtu aktorit të humorit momentin kur e humbi mikeshën e saj të ngushtë.

“U ngute, u ngute, u ngute, e sheh si më humbe. Më humbe, më humbe kur buzët e tjera i puthe. Djalo ti nuk je normal, prej vetes ke ik ti, prej vetes ke dal. Nuk e di a muj naj herë me ta fal.”, thotë Semi.

Ndryshe ditëve të fundit Donaldi dhe Bora janë shndërruar sërish në personazhet më të përfolura pasi u shfaqën krah njëri tjetrit në after party-n e organizuar nga Valdrin Sahiti në sfilatën më të madhe të modës në Prishtinë./Lajmi.net/

Related Articles

Back to top button
Close
Close