LajmeRajonTopLajm

Detaje rreth vdekjes së katër shtetasve rus në një hotel në Shqipëri

Katër turistët rusë humbën jetën një natë më parë teksa po relaksoheshin në saunat e një hoteli në Qerret të Kavajës.

Viktimat ishin të afërm me njëri-tjetrin. Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe u gjetën pajetë nga një punonjëse e personelit, recepsionistja e hotelit, ku ishte akomoduar grupi i shtetasve rusë.

Paraprakisht bëhet e ditur se tre nga viktimat kanë lidhje gjaku mes tyre, prindërit me vajzën dhe partneri i saj. Së bashku ata po shfrytëzonin saunën e hotelit për t’u relaksuar, por qëndrimi për një kohë më të gjatë dhe në temperatura të larta dyshohet t’u ketë shkaktuar vdekjen. Ky është dyshimi kryesor, por do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore si dhe vlerësimi i kushteve termike dhe teknike brenda saunës.

Mbetet i dyshimtë mosveprimi i viktimave në kushtet kur kanë nisur të ndjehen keq, ndërkohë që një nga rregullat e sigurisë është mosfrekuentimi vetëm i saunave për të pasur asistencë në rast nevoje. Konsumimi i alkoolit mund të jetë një arsye për reagimin e munguar, apo një gjendje tjetër ende e pashpjeguar ka ndikuar duke çuar në vdekjen e tyre.

Niveli i temperaturës në sauna, si dhe kushtet e funksionimit të saj po hetohen gjithashtu nga grupi hetimor, ndërkohë që burime policore lokale bëjnë me dije se priten edhe ndalime për shkak të neglizhencës së personelit në kujdesin ndaj klientëve që frekuentojnë ambientet e Spa-së, konkretisht saunës.

Deri më tani personeli është marrë në pyetje për të hedhur më shumë dritë mbi rrethanat që çuan në vdekjen e 4 shtetasve rusë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close