
I zgjedhuri i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani del të ketë haruar se nga kush e mori mandatin për të qeverisur komunën. Ai me shumë mund ia doli të fitoj edhe një mandat këtë komunë. Në tetë vite qeverisje me komunën e Vrapçishtit nuk ka aritur të bëj asnjë investim kapital në infrastrukturën rrugore duke e lënë ate të kthehet në kushtet e mesjetës, shkruan Top24
Pas shumë ankesave nga banorët e komunës së Vrapçishtit portali Top24 ka vizituar fshatin Dobridoll i cili njihet edhe si bastion i Isen Shabanit në zgjedhjet e fundit lokale në këtë komunë.
Sot pas tre vitesh rrugët e fshatit Dobridoll janë në një gjendje të shkatruara.
Mos interesini i kryetarit ka nxitur qytetarët që tu drejtohen mediave.
“Nuk kam çfar të them duket e shihni vet, erdh na premtoj për rrugët, po subë kurxhe. E pres tia them në ftyrë nëse vjen edhe niher” u shpeh një qytetarë që e takuam në një nga lagjet e Dobërdollit.
Një nga banorët që na shoqëroi deri te rrugët që i fotodokumentuam tha për Top24
” Isenin e kan desh njerzit, majr e najsi ama duket se shpejt i hini viti nqejf. Për tetë vjet nga një rrugë-rugicë ta kishte ndërtuar do të ishye ndryshe” u shreh ai.
Top24 do të ju sjellë të premten pamje nga fshati Vrapçisht, ndërsa nga e hëna edhe pamje nga Senakosi dhe fshatrat tjera për derisa këtë e kërkojnë dhe po na kontaktojnë banorë të tjerë do të ju përgjigjemi për të dëgjuar hallet e tyre.





























