MaqedoniTopLajm

Deri në mars priten të arrijnë dozat e para të vaksinës kundër KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut do të ketë në dispozicion 883 mijë doza të vaksinës kundër KOVID-19, kjo si pjesë e marrëveshjes me Kovaks. Sipas kësaj, i bie që 20 për qind e popullatës do të marrin vaksinën, duke e patur parasysh faktin se një person do të duhet të pranoj dy vaksina.
Megjithatë, këto 833.000 doza nuk do të arrijnë të gjitha menjëherë, theksoi kryetarja e Komisionit për Imunizim, Aleksandra Grozdanova, por me dinamikë dhe plan në përputhje me kapacitetet tona, ndërsa sipas saj, dozat e para realisht duhet të priten në tre mujorin e parë të vitit të ardhshëm
“Me 20% e pare të dozave parashihet vaksinimi i grupeve të rrezikut siç janë punonjësit e shëndetësisë, të sëmurit kronik dhe të moshuarit. Pas kësaj, gjithsesi që planifikohet porositja e dozave tjera për vaksinimin e qytetarëve tjerë” tha Grozdanova, shkruan SDK.mk.
Ajo tha se Maqedonia e Veriut do të marrë atë vaksinë që do të miratohet e para.
“Momentalisht këto vaksina shkojnë nga dy doza, që do të thotë se kemi efekt të konfirmuar mbrojtës për vetëm 6 muaj, në të ardhmen, pritat të kemi vaksinë e cila do të merret një herë në vit” tha Grozdanova.

Related Articles

Back to top button
Close
Close