SportTopLajm

Derbi pa fitues, Shkupi-Vardari barazojnë

Derbi i kryeqytetit ndërmjet Shkupit dhe Vardarit nuk solli fitues, pasi ndeshja e vlefshme për xhiron e 16-të në elitën e futbollit vendor u mbyll me barazim 1:1. Pjesa e parë e këtij dueli më interesant të kësaj xhiroje u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në minutën e 77-të, Vardari avansoi në 1:0 falë golit të Micevskit nga penalltia, ndërsa një minutë para përfundimit të kohës së rregullt, Dembo gjeti rrjetën, duke barazuar shifrat në 1:1. Pas këtij goli Dembo kishte edhe një rast tjetër të mirë për të shënuar edhe golin e dytë, por gjuajtja e tij shkoi skaj portës së Vardarit. Ndërkohë, Shkëndija mori fitore 2:0 ndaj Bellasicës në Tetovë me golat e Bejtullait dhe Ibraimit. Renova është mposhtur nga Rabotniçki me shifra 3:1, ndërsa Struga barazoi pa gola në Kratovë përballë Sileksit. Në ndeshjet tjera, Akademia Pandevi triumfoi ndaj Borecit me rezultat 2:1, ndërsa me të njejtat shifra fitoi edhe Makedonija Gjorçe Petrovi kundër Pelisterit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close