
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka uruar presidentin amerikan Bill Clinton me rastin e ditëlindjes, shkruan lajmi.net.
Pacolli ka falënderuar familjen Clinton për lidershipin dhe humanizmin në Kosovë.
Postimi i plotë:
“Sot i dërgova urimet e mia më të sinqerta Presidentit Bill Clinton me rastin e ditëlindjes së tij të 75-të. Ne duhet të jemi gjithmonë mirënjohës për lidershipin dhe humanizimin e treguar nga familja Clinton ndaj Kosovës. Ishim dhe jemi me fat për miqësinë amerikane! 




