LajmeMaqedoniTopLajm

Deputet e BDI-së pjesë e Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (WPS Forum 2025) në Prishtinë

Deputet e Frontit për Europë, Dijana Toska, Rina Ajdari dhe Diana Toska sot kanë qëndruar në Prishtinë në kuadër të Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (WPS Forum 2025) i cili realizohet nën udhëheqjen e presidentes së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, shkruan Top24

Bashkë me koleget Dijana Toska dhe Rina Ajdari jemi pjesëmarrëse në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (WPS Forum 2025) që mbahet në Prishtinë, nga 02.06-03.06.2025.
#WPSForum2025 realizohet nën udhëheqjen e Presidentes së Republikës së Kosovës, Sh.S. znj. Vjosa Osmani Sadriu, duke mbledhur zëra të fuqishëm nga e gjithë bota në Kosovë në një kohë kur paqja dhe siguria po sfidohen më shumë se kurrë.
Gratë dhe vajzat vazhdojnë të jenë në vijën e parë të vuajtjeve, të ekspozuara ndaj dhunës, torturës dhe trajtimeve çnjerëzore.
Në këtë kontekst ky forum është një angazhim i qartë institucional për përparimin e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë por dhe një mesazh i fortë për botën: Pa gratë, nuk ka paqe të qëndrueshme!

Related Articles

Back to top button
Close
Close