Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, karla del Ponte i bëri thirrje Gjykatës Penale Ndërkombëtare të lëshojë urdhër për arrestimin e presidentit rus Vladimir Putinit.
“Putini është një kriminel lufte”, theksoi del Ponte, e cila ka hetuar krimet e luftës në Ruandë dhe në ish-Jugosllavi, në intervistën për gazetën ditore franceze “Temps” (Le Temps).
Lëshimi i urdhrit për arrestim nuk do të thotë se Putini do të përfundojë pas hekurave.
“Nëse qëndron në Rusi, nuk do të ndodhë kurrë. Por, ai nuk mund ta lëshojë vendin dhe do të ishte një sinjal i fortë për të se ka shumë shtete kundër tij”, theksoi del Ponte.



