
Zëvendësministri i kulturës në RMV, Daim Luçi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar gjithë besimtarët për muajn e shenjtë të Ramazan, shkruan Top24.
“Urime muaji i shenjtë i Ramazanit, muaj i paqes, reflektimit, kujdesit, dashurisë e afërsisë.
Qofshim nën begatitë e mëshirën e të madhit Zot, në këtë muaj që emërues të përbashkët e ka qetësinë shpirtërore, sakrificën e solidaritetin.
Agjërim të lehtë, e lutje të pranuara.” ka shkruar zëvendësministri Luçi, përcjellë TOP24.



