LajmeMaqedoni

LSDM: Nuk do të lejojmë që dikush të votojë në vend të të tjerëve, as në Maqedoni, as nga diaspora

Diaspora ka të drejtë të votojë. Këtë të drejtë e ka pasur edhe deri tani dhe voton sipas modelit ekzistues. Ne nuk jemi kundër kësaj të drejte, por jemi kundër votimit të pakontrolluar që hap hapësirë për vjedhje masive zgjedhore“, tha zëdhënësja Kuzeska.

Nga partia në pushtet VMRO‑DPMNE sot akuzuan se opozitarët LSDM, Levica dhe BDI e opstruojnë dhe e bllokojnë miratimin e Kodit të ri Zgjedhor për shkak të rejtingjeve të dobëta njëshifrore që, sipas partisë, janë në nivel të gabimit statistikor.

Nga opozitarja Lidhja Socialdemokrate (LSDM) thonë se nuk janë kundër të drejtës së diasporës për të votuar, por janë kundër modeleve të pakontrolluara të votimit që mund të hapin hapësirë për keqpërdorime zgjedhore. Në konferencë për shtyp, zëdhënësja dhe anëtarja e Kryesisë së LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, tha se kryeministri Hristijan Mickoski dhe VMRO‑DPMNE po përpiqen ta mashtrojnë opinionin përmes çështjes së ndryshimeve të Kodit Zgjedhor dhe votimit të diasporës.

„Diaspora ka të drejtë të votojë. Këtë të drejtë e ka pasur edhe deri tani dhe voton sipas modelit ekzistues. Ne nuk jemi kundër kësaj të drejte, por jemi kundër votimit të pakontrolluar që hap hapësirë për vjedhje masive zgjedhore“, tha ajo.

Ajo pyeti pse në vend, gjatë votimit, zbatohen kontrolle të rrepta si identifikimi, gjurmët e gishtave dhe mekanizma të tjerë, ndërsa për diasporën propozohet votim elektronik pa asnjë kontroll real.

„A është kjo demokratike? A është kjo e drejtë“, pyeti ajo.

Sipas saj, Mickoski përmes ndryshimeve të Kodit Zgjedhor po përpiqet të sigurojë një mekanizëm të ri për manipulimin e procesit zgjedhor, duke shtuar se tashmë dihet se VMRO‑DPMNE ka histori të keqpërdorimeve zgjedhore dhe se në të kaluarën janë përdorur mekanizma të ndryshëm për ndikim në zgjedhje.

„Mickoski e di shumë mirë pse e shtyn këtë zgjidhje. VMRO‑OKG ka histori të vjedhjes së zgjedhjeve. Para dhjetë vitesh pamë si vidhej vota, si organizoheshin struktura paralele dhe si përdoroheshin të gjitha mekanizmat e mundshëm për manipulim. Për ta, vjedhja e parave dhe vjedhja e votave është e njëjta gjë dhe në të dy rastet bëhet fjalë për krim. Tani, kur nuk u funksionojnë më skandalet e rreme dhe devijimet, përpiqen përmes Kodit Zgjedhor të sigurojnë një mekanizëm të ri manipulimi“, tha zëdhënësja.

Ajo paralajmëroi se votimi elektronik pa kontrolle të duhura, si dhe votimi me postë pa garanci, mund të paraqesin rrezik për procesin zgjedhor.

„Votimi elektronik pa kontroll ose votimi me postë pa garanci të duhura është po ashtu i rrezikshëm. Dallimi është vetëm në metodë“, shtoi Kuzeska.

Related Articles

Back to top button
Close
Close