LajmeSport

U ble me paratë e pista të Escobar, konfiskohet vila e ish-portierit Higuita

Në Kolumbi, një gjykatë urdhëroi sekuestrimin e një vile që i përkiste ish portierit e kombëtares kolumbiane, Rene Higuita.

Sipas gjykatësve, prona ishte blerë me paratë e pista që vinin nga karteli i bosit famëkeq të drogës, Pablo Escobale përpara se të kalonte në duart e portierit legjendar kolumbian në 1992.

Higuita, i mbiquajtur ndryshe si ‘El Loco’ është në qendër të një hetimi të nisur në vitin 2014 nga Prokuroria për të përcaktuar origjinën e një shtëpie të blerë në një lagje rezidenciale luksose në Medellin, qyteti i lindjes së Higuitas tashmë 59 vjeçar, por edhe qendra nevralgjike e aktiviteteve ilegale të Escobar që u vra nga policia në 1993.

Në një deklaratë publike Higuita bëri të ditur se do të apelojë vendimin e gjykatë së shkallës së parë të Medellin që konfirmoi masën e konfiskimit të pronës së tij në lagjen e El Poblado. Fillimisht, ish lojtari i Atletico Nacional kishte pohuar se e kishte blerë ligjërisht shtëpinë e tij në vitet ’90 me fondet e tij duke mohuar çdo përfshirje me organizatat e trafikut të drogës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close