LajmeMaqedoniTopLajm

Deklaratë për media- Arben Taravari – Kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Të nderuar qytetarë, përfaqësues të mediave dhe bashkëkombës shqiptarë.

Në emër të Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari

Në vazhdën e prezantimit të Platformës Kombëtare Shqiptare, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari, ka shpalosur sot pikën e dytë të platformës, që fokusohet në politikat ekonomike si themel i zhvillimit të qëndrueshëm dhe fuqizimit të pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Ne besojmë fuqimisht se një ekonomi e fortë dhe e drejtë është shtylla kryesore e zhvillimit kombëtar. Përmes mbështetjes së bizneseve të vogla dhe të mesme, përkrahjes së investimeve nga diaspora dhe reformës në administratën publike, po krijojmë rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë për çdo shqiptar,”

Përmbajtja kryesore e kësaj pike të platformës përfshin:

Lehtësim fiskal për bizneset e vogla dhe të mesme

Ulja e tatimeve me qëllim nxitjen e sipërmarrjes dhe krijimin e vendeve të punës, për fuqizimin e ekonomisë lokale.

Investime nga diaspora shqiptare

Krijimi i kushteve ligjore dhe fiskale të favorshme për përfshirjen aktive të diasporës në zhvillimin ekonomik vendor dhe rajonal.

Zhvillim rural dhe agroturizëm

Mbështetje për bujqësinë dhe promovim i agroturizmit si mjet për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale.

Menaxhim i drejtë i pasurive natyrore

Privatizim i kontrolluar dhe me përgjegjësi për të garantuar përfitime për shtetin dhe qytetarët.

Reforma në administratën publike

Reduktim i burokracisë, digjitalizim i shërbimeve dhe rritje e transparencës për një administratë efikase dhe llogaridhënëse.

Platforma Kombëtare Shqiptare përfaqëson një orientim politik kombëtar dhe konservator, ndërsa zbatimi i detajuar i këtyre politikave do të konkretizohet përmes programit politik të partisë, në të cilin do të përcaktohen masat, afatet dhe mekanizmat institucionalë për realizimin e tyre.

Aleanca për Shqiptarët falënderon qytetarët për besimin dhe i fton të gjithë që të mbështesin këtë proces për një të ardhme më të mirë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Related Articles

Back to top button
Close
Close