LajmeRajon

Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

Tashmë po bëhen gati 22 vite kur u vranë në prit Ilir Konushevi dhe dr. Hazir Malaj.

Për këto vrasje kemi pas mjaftë debate sidomos në kohën e fundit.

Gjeneralmajor Ilir Konushevci dhe dr. Hazir Malaj janë vrarë më 9 maj të vitit 1998.

I atakuar për këtë varsje ka qenë Xhavit Haliti, i cili akuzohet nga Ibrahim Kelmendi dhe shumë personalitete të tjera në Kosovë.

Xhavit Haliti në lidhje me këtë, kohë më parë në një intervistë në Rubikon ishte shprehur i gatshëm që Prokuroria të nis sa më parë hetimet rreth vrasjes së Konushefcit.

“Unë kam një kërkesë me vite të tëra që e kam bërë në Prokurorinë e Përgjithshme në Shqipëri, e kam dërguar edhe prokurorit të Prokurorisë speciale të Kosovës, Zotit Sylë, me ni kërkesë, që personalisht jam i hapur të hetohem për akuzat që më janë ba publikisht përmes gazetave dhe kam kërkuar që t’hetohem për dy vras je për t’cilat jam përmend unë, për të cilat, po besoj, organet, në nifarë mase i kanë t’qarta dhe i dinë”, ka thënë Haliti.

Haliti, ngre hipotezën se vrasja e Konushevcit mund t’ketë qenë aksidentale por megjithatë ka shqetësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës prandaj siç shprehet ai, kjo vrasje duhet të ndriçohet patjetër.

“Ai është Ilir Konusheci që është një çështje që t’gjithë sistemin e UÇK-së e ka brengos dhe e brengos. Duhet të ndriçohet patjetër. Por duhet t’thuhet e vërteta, ajo siç ka ndodh, me protagonistët edhe dëshmitarët e ngjarjes, në vendin e ngjarjes, në gjithë sistemin që ka funksionuar atë ditë, njëditë para, një ditë mrapa, s’është me ransi ajo, por unë po besoj që nuk është e vështirë në qoftë se shteti dëshiron me e zbulue. Nga t’dhënat e mia çështja e Ilir Konushevcit është ni çështje aksidentale”, ka thënë ai.

Kelmendi: Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri

Nga ana tjetër, njëri prej themeluesve të LPK-së, Ibrahim Kelmendi, një njeri jo më pak i njohur për ngjarjet e kohës, jep detaje nga ngjarja e kobshme e vitit 1998.

Sipas tij Xhavit Haliti e Azem Syla kanë paguar një vrasës për ta vrarë Ilir Konushecin.

“Për t’iu shmangur vrasjeve mes pjesëtarëve të UÇK-së dhe komplotistëve të NPK-së, Iliri e Qerimi u dakorduan që Qerimi të emigronte në Gjermani, me arsyetimin taktik, se Qerimi do ta vazhdonte mjekimin e plagëve të marra në sulmin e policisë serbe, në vitin 1996, (shih Akgjykimin e Nait Hasani dhe 17 të tjerëve, i sipërcituar) dhe se, njëkohësisht, do të angazhohej edhe në motivimin e mërgimtarëve tanë për ta ndihmuar më shumë financërisht UÇK-në. Pas emigrimit të Qerimit, Iliri bën sikur ishte i gatshëm për bashkëpunim me Xhavitin e Azemin dhe, për t’iu shmangur përplasjeve me ‘ta, subordinohet nën komandën e tyre”, thotë Kelmendi në dëshminë e tij të dërgar në Speciale.

Megjithëkëtë, sipas tij, këta të fundit nuk mjaftohen me kaq.

“Për ta zhbërë Sektorin e logjistikës, Xhaviti e Azemi, si komplotistë të rryer, duhet ta kenë bërë planin për eliminimin fizik të Ilirit, për çka duhet të kenë marrë OK nga eprorët e tyre. Për bindjen time të deritanishme, Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri, për vrasje me pagesë. Krimineli Demiri ishte shofer i shefit të Policisë, Jonuz Hyka, në Bajram Curr. Bislimi, bashkë me vëllain e tij, Agimin, dhe dy-tre shokë, siç kanë rrëfyer njerëz mirë të informuar, më 9 maj 1998, në Qafë të Malit, në rrugën Fushë Arrëz – Bajram Curr, i kanë zënë pritë Ilirit, cili po dërgonte sasi të madhe të armëve dhe municionit në Tropojë, prej ku do të futeshin ilegalisht në Kosovë. Ilirin e kanë shoqëruar mjeku tropojan Hazir Mala, një oficer i SHISH-it dhe dy ushtarakë të Gardës së Shqipërisë, siç ka rrëfyer para pak kohe i mirëinformuari Xhavit Haliti. Në shkëmbim të shtënave me armë, rreth orës dy të mëngjesit, vriten Iliri dhe mjeku Hazir Mala, ndërsa vrasësi Agim Demiri plagoset dhe vdes gjatë rrugës drejt spitalit të Bajram Currit. Fatos Nano, duke shpërdoruar funksionin e kryeministrit, ka urdhëruar të mos zhvilloheshin hetimi për ato vrasje. Këtë ma ka thanë ishkryprokurori i Shqipërisë, Theodhori Sollaku, në prani edhe të një funksionari të lartë shtetëror. Pas vrasjes së Ilirit, Sektorin e logjistikës e ka menaxhuar Gani Nuha, nga Jezerci i Ferizajit, me banim në Dysseldorf”, thuhet tutje në dëshminë e Ibrahim Kelmendit.

Miftari: Haliti duhej të përgjigjet për vrasjen e Konushevcit, Ukës, Krasniqit, Ramqes…

E për këtë çështje ka folur edhe ish ish-eprori i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thotë se nëse Gjykata Specila do të ishte një gjykatë e drejtë, atëhrë do duhej që Xhavit Haliti të jepte llogari për disa vrasje.

“Nëse do ishte një gjykatë e mirëfilltë e drejtë dhe do ta investigonte mirë Xhavit Halitin por që në fakt kjo nuk ndodh. Xhaviti do duhej përgjigjur kush e vrau dhe pse u vra dëshmori Ilir Konushevcin, Ali Ukën, kush e vrau ministrin e mbrojtjes Ahmet Krasniqin, kush dhe pse e vranë e zhduken Sadri Ramqen me 300.000 franga, si dhe u vra Remzi Hoxha, si u vra deputeti dëshmori Smajl Hajdaraj, pse dhe si u vra Behadin Hallaqi… Nëse këta njerëz kanë qenë dorë e zgjatur e Serbisë, nëse është kështu le të na tregojnë drejt ne e marrim përgjegjësin, por nëse janë vra se i kanë pengu Shtabit të Hashim Thaçit dhe Bujar Bukushit i kanë bë pengesa politiko ushtarake ose konkurrencë, në financa, në logjistik të luftës duhet me dhanë llogari para shqiptarëve jo para ndërkombëtarëve”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Ai shprehet se, bashkë me Xhavitin do duhej të pyetshin Hashim Thaçi, Adem Grabovci, Azem Syla, Kadri Veseli dhe disa komandantë të lidhur me Shtabin e Rognerit.

“Pra ata që vranë shqiptarë, sabotuan dhe përçanë luftën, por edhe vodhën e përvetësuan çdo të mirë material nga fondet e luftës deri te pasurit shtetërore të Kosovës, bënë pas luftës që ju erdh në dorë e vodhën e përvetësuan miliarda euro dhe bën shkatërrimin e ekonomisë të Kosovës dhe ndihmuan në fuqizimin e ekonomisë dhe ndikimit politik serb në botë, por edhe ndikimit dhe rritjen e apetitit territorial serb në vendin tonë”, përfundon Naim Miftari.

Related Articles

Back to top button
Close
Close