LajmeMaqedoniTopLajm

Debate të ashpra në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së. Çairi dhe Saraji bojkotuan , shkak postet e Grubit dhe Osmanit

Alsat
19.08.2020 22:37

Dy kandidaturat për ministra nga radhët e BDI-së nga Shkupi, Artan Grubi dhe Bujar Osmani ka ngjallur reagime të shumta në strukturat partiake të BDI-së në Degët e Shkupit. Degët e BDI-së Shkup, në Saraj dhe Cair, në shenjë revolte nuk kanë marë pjesë as në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku janë̈ caktuar ministrat e rij.

Burime nga BDI-ja në Cair dhe Saraj, thonë se ka pakënaqësi të mëdha për emërimin e tyre pa u konsultuar nga asnjë̈ Degë e BDI-së në Shkup.

“Nëse Artan Grubi dhe Bujar Osmani, kanë ndërgjegje dhe moral politik dhe nëse respektojnë̈ votuesit e Shkupit, ata duhet të japin dorëheqje. Pakënaqësitë̈ dhe reagimet janë̈ të mëdha dhe të shumta, nga struktura dhe nga aktivistë partiak. Ky veprim dëmton rëndë̈ BDI dhe demotivonë aktivin politik të Shkupit.

Ata, që kanë bartur aktivitetin zgjedhorë dhe që janë zgjedhur, nuk janë̈ përfillur për konsultime. BDI-Cair dhe BDI-Saraj, ju bëjnë̈ thirrje Grubit dhe Osmanit, të respektojnë̈ votuesit dhe aktivin politike dhe të reflektojnë̈ duke refuzuar të pranojnë̈ këto funksione”, thonë̈ burime nga BDI-ja e Shkupit.

Rikujtojmë̈ se bartës liste në Njësinë Zgjedhore një̈ ka qenë Izet Mexhiti ndërsa pas tij Dr. Arben Ziberi, ku BDI grumbulloi 19 600 vota, ndërsa në nivel të Shkupit BDI-ja fitoi gjithsej 30 mijë vota.

Related Articles

Back to top button
Close
Close