LajmeRajon

Dardan Islami tallet: Nesër me hy serbët në veri, Albini ankohet që municionet shtrenjtë se i kanë vjedh para 20 viteve

Analisti Dardan Islami, ka ironizuar me arsyetimet e kryeministrit Albin Kurti, në krizën energjetike në të cilën ndodhet vendi, shkruan Gazeta Metro.

Islami, përmes një postimi në Facebook, tha se deri nesër nëse ‘’serbët hynë në Kosovë, Albini ankohet që municionet shtrenjtë, ushtria rrogat e vogla dhe se i kanë vjedh tjerët paratë qe 20 vite’’.

‘’ Nesra kur hin shkau ne veri me ushtri, Albini ankohet qe municionet shtrejte, ushtria rrogat e vogla se i kan vjedh hajnat paret qe 20 vjet!

Çka ka me thane i shkreti, e ka fiqiru qe votuesi vet eshte izrod dhe vetem me ksi deklarata jau bon qefin hejterave’’, shkroi Islami.

Kujtojmë se Kurti ditëve të fundit fajin për krizën energjetike ia ka lënë qeverive të kaluara, e për këtë ka marrë kritika të shumta nga opozita. Ata thanë se Kurti duhet të punoj e jo të lë fajin tek të tjerët për dështimet e tij

Related Articles

Back to top button
Close
Close