LajmeMaqedoniTopLajm

Danillovski: Në vitin 2022 do të përshëndetemi me virusin

Epidemiologu, Dragan Danillovski ka vlerësuar se me shumë gjasë në vitin 2022 do të përshëndetemi me pandeminë, kështu duke paralajmëruar edhe “shkatërrimin” e Kovid-19.

“Me shumë gjasë, në vitin 2022 në Maqedoni do të duhej të përshëndetemi me pandeminë. Më 28 nëntor paralajmërova se tashmë e dimë se si Omikron shpërndahet në terren, doli se është katër herë më i infektueshëm se varianti Delta. Thash të vendosim karantinë në kufij që të fitojmë në kohë, çështje kohe ishte kur edhe te ne do të arrijë ky variant. Më inkurajon ajo se kur do të regjistrohet një dukuri, ajo më herët fillom – ne kishim edhe më tej rënie të incidencës. Ka vetëm 347 të hospitalizuar, është tregues i një pasqyre epidemiologjike të volitshme, por ne nuk duhet të lirohemi. Erdhën dhe ende vijnë njerëzit tanë nga diaspora, është e pamundur që ndokush të sjellë Omikronin. Sipas logjikës mund të presim rritje të numrit”, tha Danillovski..

Nga ana tjetër edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka vlerësuar se situata është e qetë dhe se nuk do të ketë shtrëngim të masave anti-Kovid gjatë festave të fundvitit, pavarësisht paraqitjes së rastit të parë me Omikron..

Related Articles

Back to top button
Close
Close