LajmeRajonTopLajm

Daçiq i reagon ministres Haradinaj: Deklaratat e saj për Vuçiqin janë hipokrizi

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka reaguar pasi ministrja e MPJD-së, Meliza Haradinaj-Stublla, ka deklaruar se Aleksandar Vuçiq nuk do ketë leje për të hyrë në Kosovë, derisa shteti i tij të kërkojë falje për krimet e bëra ndaj shqiptarëve, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai tha se deklaratat e ministres Haradinaj janë kulmi i vrazhdësisë dhe hipokrizisë.

“Deklaratat e të ashtuquajturës Ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës se presidentit serb Aleksandar Vuçiq do t’i ndalohet të hyjë në Kosovë derisa ai të kërkojë falje për gjenocidin janë kulmi i vrazhdësisë dhe hipokrizisë së Prishtinës”, ka thënë Daçiq.

Daçiq tha se me ndalimin e hyrjes së Vuçiqit, Kosova shkeli edhe marrëveshjet e Brukselit dhe të Washingtonit.

“Kjo nuk është vetëm një shkelje e marrëveshjes së Brukselit, por edhe marrëveshjes së Washingtonit, sipas së cilës Prishtina pranoi që të hyjë në Mini-Schengen, e cila nënkupton lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit”, përfundoi ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close