LajmeRajonTopLajm

Reagon bashkëshorti i ‘presidentes’, paralajmëron padi për shpifje ndaj Kadriaj

Prindon Sadriu i ka reaguar deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK),Time Kadriaj, kjo e fundit tha që u.d. e presidentit, Vjosa Osmani duhet të shkarkojë edhe atë pasi ktheu katër konsuj diplomatik, raporton Syri.net Kosova

Sadriu ka paralajmëruar padi ndaj Time Kadriaj.

Ai ka thënë se nuk jam dhe as nuk kam qenë ndonjëherë Konsull.

Po ashtu ai ka thënë se i përkas grupit të gjashtë të diplomatëve të parë të karrierës në MPJ të punësuar përmes konkursit në vitin 2018, shumë vite para se të takohesha me Vjosën.

Ai ka kritikuar Kadriaj se si Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme duhet ta din se Presidentja u.d nuk emëron e as shkarkon diplomatë të nivelit tim, por vetëm Shefa të misioneve. Për fat të keq ju dhe të tjerët si ju ma keni mohuar mundësinë për të qenë Shef Misioni sepse nuk ju kam interesuar profesionalizimi në shërbimin e jashtëm

Postimi i plotë:

Related Articles

Back to top button
Close
Close