LajmeSport

Conference League, vendosen këtë të enjte dy finalistët

Të enjten në mbrëmje do të vendoset edhe finalja e Conference League që do të zhvillohet në datën 7 qershor në “Fortuna Arena” të Pragës.

Az. Alkmar – West Ham dhe Basel – Fiorentina do të luajnë shanset për të siguruar një finale historike. “Çekanët” hodhën një hap të sigurt me fitoren në shtëpi me rezultatin 2-1, megjithatë holandezët realizuan një gol me peshë që mban gjithçka të hapur dhe shanset janë të mëdha për të tentuar përmbysjen.

West Ham po luan për herë të dytë radhazi në gjysmëfinalet e një kompeticionin europian. Vitin e kaluar në Europa League skuadra e David Moyes u eliminua nga gjermanët e Eintracht Frankfurt, teksa këtë sezon synojnë të mos bëjnë të njëjtin gabim dhe të tentojnë fitimin e trofeut të Conference League.

Holandezët e Az Alkmaar kanë zhvilluar një sezon të madh në “Eredivisie” dhe po bindin edhe në Conference League. Skuadra e Jansen rikuperoi gjithcka në çerekfinale përballë belgëve të Anderlecht dhe siguroi kualifikimin falë penalltive. Teksa të njëjtën gjë synon edhe përballë anglezëve.

Në Zvicër, Baseli do të kërkojë të shkruajë historinë për të arritur një finale europiane për herë të parë në histori. Skuadra e trajneri Vogel hodhi një hap të sigurt me triumfin në gjysmëfinalen e parë përballë Fiorentinës në Itali me rezultatin 2-1 dhe tani do të kërkojnë të mbrojnë fitoren në shtëpi. Fiorentina ka zhvilluar një sezon të mirë në Conference League, por humbja përballë Baselin i vështirëson shanset për të siguruar një finale europiane pas 33 vitesh./ SuperSport

Related Articles

Back to top button
Close
Close