LajmeMaqedoniTopLajm

Çmime të reja të derivateve të naftës

Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë, nga sonte në mesnatë do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës.

Çmimi i dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të shtrenjtohet për gjymë denarë, ndërsa EuroSuper BS-95 do të lirohet për gjysmë denarë, ndërkaq çmimi i EuroSuper BS-98 do të mbetet i njëjtë.

EuroSuper BS-95 do të shitet për 59.5 denarë për litër, EuroSuper BS-98 61.5 denarë për litër dhe një litër dizel do të shitet për 51.5 denarë.

Si arsye për ndryshimin e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE i theksojnë çmimet e zvogëluara referente në tregun botëror gjatë shtatë ditëve të fundit të benzinës mesatarisht për rreth 2,138 për qind,  rritje të dizelit mesatarisht për rreth 1,448 për qind, si dhe për 0,185 kursi më i lartë i denarit krahasuar me dollarin.

 

 

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close