LajmeShowbiz

Çka thoshte Albert Krasniqi pasi e plagosi Noizyn: Babai më ndaloi që kjo të bëhet më e madhe

Albert Krasniqi, i cili u qëllua me armë zjarri nga babai i tij, Skënder Krasniqi, në të shkuarën e tij ka qenë i përfshirë në vepra të ndryshme penale, ku dhe ka bërë dhe burg.


Ai u arrestua në vitin 2016 për shkak se plagosi reperin e njohur Noizy në Prishtinë.

Ai fut në burgun Lipjanit, ku përmes rrjetit social të babait të tij, Skënderit, ai kishte bërë një postim, që mban datën 18 shtator të vitit 2016.

Krahas fotove që ka postuar ka falenderuar të gjithë miqtë, por në veçanti të atin, pasi ky fundit nuk kishte lejuar që ngjarja të bëhej më e madhe.

Gjithashtu, Krasniqi kishte shkruar se familja e tij s’kanë lejuar që të rrihen dhe sipas tij, nuk ka pasur qëllim që të sillet si një njeri i rebeluar.

“Unë Albert Krasniqi i përshëndes nga burgu i Lypjanit të gjithë shokët e mij, kushërit e mij, të cilët erdhën nga Zvicra, Gjermania, dhe Amerika, dashamirët e mij, të cilët në asnjë moment nuk u ndan nga babai im krejt kohën kur ka ndodh rasti, e sidomos e përshëndes babain tim i cili me maturi dhe kujdes nuk lejoj që ky aksident të merr dimensione më të mëdha, e në asnjë moment nuk u nda nga unë e në ndihmën time”, kishte thënë ai.

Por ju them se, unë s’kam pas qëllim të bëjë filma dhe të sillem njeri i rebeluar, por në momentin që na kanë sulmuar, u detyrova të mbrohem. Ne Familja KRASNIQI nuk e lejojmë të rrehemi prandaj u detyrova të përdori armën sepse ata ishin në numër shumë më të madh e ne ishim vetëm tre vet”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook në vitin 2016.”

Vrasja e Albert Krasniqit, nga babai i tij, Skënderi, ka tronditur Prishtinën pasditen e djeshme.

Biznesmeni i ndërtimit, Skënder Krasniqi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri të birin, duke i marrë jetën, ndërsa më pas ka njoftuar vetë Policinë e Shtetit, në mënyrë që ta prangosnin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close