LajmeSport

Shqipëria e Kosova sërish në të një njëjtin grup

Kombëtarja e Shqipërisë në futbolt për moshën U-21 është njohur sot me kundërshtarët e saj në eliminatoret e Kampionatit Europian 2023. Shorti i hedhur në selinë e UEFA-s, në Nion të Zvicrës, e vendosi Shqipërinë në Grupin G bashkë me Anglinë, Republikën Çeke, Slloveninë, Kosovën dhe Andorrën.

Tri nga këto skuadra, e më konkretisht Anglinë, Kosovën dhe Andorrën, kuqezinjtë i kishin rivalë edhe në eliminatoret e Kampionatit Europian 2021, që u mbyllën nëntorin e vitit të kaluar.

Ndeshjet e grupeve të Europianit për moshën U-21 do të luhen duke filluar nga muaji mars 2021 e deri në qershor të vitit 2022, ndërsa ndeshjet e fazës play-off do të luhen në shtator të vitit 2022.

Faza finale e këtij turneu do të zhvillohet në muajt qershor-korrik 2023.

Shorti i sotëm përcaktoi 9 grupet e fazës eliminatore të Europianit, nga të cilat 8 janë me nga 6 skuadra, ndërsa një grup ka 5 skuadra. Nëntë vendet e para të grupeve do të kualifikohen direkt për në fazën finale së bashku edhe me vendin e dytë më të mirë të eliminatoreve. Ndërsa 8 vendet e tjera të dyta do të përballen në play-off për të përcaktuar edhe katër skuadrat e fundit që do të sigurojnë biletën për në fazën finale të Europianit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close