
Në kuadër të xhiros së 21-të në Ligën e Parë të Futbollit, Vardari dhe Besa 1976, në Shkup, ndanë pikët me rezultatin 0:0.
Vardari pati iniciativën dhe krijoi disa raste por nuk arriti të shënojë në portën e Zahovit.
Besa 1976 përmes vendosjes taktike dhe me mbrojtje të përforcuar arriti qëllimin duke fituar një pikë të artë në duelin me konkurentin në “betejën” për mbijetesë.
Nesër luhet pesë ndeshjet tjera;
Shkëndija – Tikveshi, Gostivari – Rabotniçki, Shkupi – Pelsiteri, Sileksi – Struga TL dhe Voska Sport – AP Brera.



