
Pakënaqësia brenda Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA (CIA), e shkaktuar nga politikat e zbatuara nga administrata e Donald Trump – kryesisht Departamenti i drejtuar nga Elon Musk i fokusuar në uljen e kostove.
“CIA po kryen një rishikim zyrtar për të vlerësuar dëmin e mundshëm nga një email i paklasifikuar i dërguar në Shtëpinë e Bardhë në fillim të shkurtit, i cili listonte disa zyrtarë me mbiemrat dhe inicialet e tyre për largimin e mundshëm nga puna, gjë që mund të kishte ekspozuar rolet e njerëzve që punonin nën identitete të fshehta”, tha një burim i njohur me situatën.
Bëhet e ditur se kjo ngjarje lidhet me politikat e administratës së dytë të Donald Trump, kryesisht me Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë të udhëhequr nga Elon Musk.
Sipas informacioneve të tyre, “një zyrtar i lartë nga Departamenti i Thesarit dërgoi një mesazh duke paralajmëruar Sekretarin e Thesarit Scott Besant se caktimi i një inxhinieri kompjuterik nga Zyra e Efiçencës Qeveritare të udhëhequr nga Elon Musk në sistemin ultra të ndjeshëm të pagesave të qeverisë mund të ekspozonte pagesat shumë të klasifikuara të CIA-s që rrjedhin përmes atij sistemi”.
“Por komunitetit të inteligjencës nuk i pëlqen të thuhet se çfarë të bëjë”, tha gazetari i Fox News, Jesse Waters.
“Në katin e shtatë të CIA-s, ku ndodhet lidershipi i lartë, disa zyrtarë po diskutojnë në heshtje se si shkurtimet masive dhe paketat e ofruara tashmë për punonjësit mund të krijojnë një grup ish-punonjësish të pakënaqur, të cilët mund të motivohen për të përcjellë atë që dinë tek një shërbim i huaj inteligjence”, vazhdon Waters.
“CIA po thotë se nëse fondet e tyre shkurtohen, ata do t’i shesin sekretet shtetërore Rusisë. Kush i punësoi këta? Ata supozohet të jenë patriotë e jo tradhtarë”, përfundoi ai.



