LajmeSport

Chelsea rrezikon mbylljen e sezonit, sponsori 900 mln paundë mund të prishë akordin

Chelsea është në trazira pasi pronari Roman Abramovich u sanksionua nga Britania e Madhe për lidhjet e tij me Vladimir Putin, duke e vënë në dyshim të ardhmen e klubit. Lajmi dramatik i së enjtes do të thotë se oligarku miliarder me origjinë ruse nuk mund të vazhdojë më me shitjen e klubit.

Megjithatë, Chelsea mund të kërkojë një dispenzim të veçantë, i cili do të merret në konsideratë nëse qeveria sheh një ndryshim të pronësisë në interesin më të mirë të klubit, me kusht që të mos përfitojë Abramovich. Në atë skenar, ka të ngjarë që qeveria do të merrte kontrollin e shitjes dhe të ardhurat do të ngriheshin ose do të shkonin në një fond bamirësie, ndoshta për viktimat e luftës në Ukrainë.

Kjo në fakt e lë Abramovich me dy opsione: të pranojë kushtet e qeverisë dhe të humbasë klubin për asgjë, ose ta lërë Chelsean të kalbet ngadalë.

Ka të ngjarë që miliarderi rus të vazhdojë me shitjen për të ruajtur të ardhmen e klubit, edhe pse kjo do të thotë se ai nuk do të merrte asnjë qindarkë për një aset që kërkonte ta shiste për 3 miliardë euro javën e kaluar. Një numër te interesuarish mbeten në garë, duke përfshirë Candy, përpjekjet e të cilit për të blerë Chelsean u zbuluan nga Sportsmail në fillim të kësaj jave.

Cfare ndodhi?

Asetet e Abramovich u ngrinë, duke e çuar në kaos shitjen e klubit, megjithëse manjati britanik i pronave Nick Candy mbetet i interesuar dhe disa të tjerë po përgatisin oferta prej 2 miliardë eurosh;
Sponsorët e këmishave Three pezulluan marrëveshjen e tyre prej 40 milionë paunde, ndërsa partnerët e tjerë të Chelsea Nike, Hyundai, Parimatch dhe Zapp mendojnë t’i japin fund marrëveshjeve të tyre;

Shefat e Chelseat zhvilluan bisedime urgjente me qeverinë me shpresën për të pakësuar ndikimin e kufizimeve të rrepta të vendosura në klub, mes frikës se ata mund të mos jenë në gjendje të përfundojnë sezonin;

Chelseat iu tha se nuk mund të rinovojë kontratat apo të blejë ndonjë lojtar;
Klubet rivale të Premier League qarkulluan si shkaba për të nënshkruar me futbollistët e rinj që do t’i bashkoheshin Chelseat.

Zyrtarët e bluve propozuan ndryshime në licencën e lëshuar për t’i lejuar ata të operojnë. Nën një varg të gjerë kufizimesh, Chelsea mbeti e paaftë për të shitur biletat e ndeshjes, u detyrua të mbyllte dyqanin e klubit dhe u bllokua nga prenotimet për hotelin Stamford Bridge.

Atyre iu tha se nuk mund të blejnë ose shesin më lojtarë, ose të ofrojnë kontrata të reja dhe u kufizuan në një shpenzim maksimal prej 20 mije sterlinash për udhëtime në ndeshjet jashtë fushe.

Ata u informuan se mund të paguajnë vetëm ‘kosto të arsyeshme’ për pritjen e ndeshjeve në shtëpi, ‘jo më shumë se 500 000 sterlina për ndeshje, për ekip’. Por ekziston një pikëpamje se kufizimet në transportin dhe organizimin e ndeshjeve do të duhet të rriten për të ndaluar humbjen e parave të klubit.

Chelsea do të vazhdojë të marrë pagesa për transmetimet televizive dhe paratë e çmimeve, por kjo do të ngrihet. Stafi dhe lojtarët ekzistues do të vazhdojnë të paguhen. Klubi do të kërkojë gjithashtu qartësi mbi kontratat, me një numër marrëveshjesh të lojtarëve që do të skadojnë në fund të sezonit.

Siç qëndron, Chelsea nuk mund të rinovojë asnjë kontratë – që do të thotë se mbrojtësit Antonio Rudiger, Andreas Christensen dhe Cesar Azpilicueta do të largohen gjatë verës. Menaxheri Thomas Tuchel dhe lojtarët e tij u drejtuan nga zyrtarët e klubit përpara fitores të së enjtes mbrëma në Norwich dhe u kërkuan të përqëndrohen në futboll, pavarësisht pasigurisë së madhe.

Blutë mund të humbasin miliona të ardhura nga sponsorizimi pas zhvillimeve të së enjtes. Sponsorët e këmishave Three kanë lënë në pritje marrëveshjen e tyre prej 40 milionë funtesh dhe furnizuesit e veshjeve Nike, të cilët ranë dakord për një marrëveshje 15-vjeçare, prej 900 milionë paunde me Chelsean në 2016, po mendojnë të largohen. Kjo do ta bënte klubin të humbiste 540 milionë paunde!

Në krye të të gjithave, rivalët e Chelseat janë rreshtuar për të përfituar nga gjendja e tyre e vështirë, me dy lojtarë që do të nënshkruanin për akademinë e Bluve tashmë të afruar nga klube të tjera të rangut të lartë të Premier League, duke pasur parasysh ndalimin e Bluve për të sjellë talentet e rinj.

Ndërkohë Pat Nevin, i cili luajti për klubin 193 herë, më vonë zbuloi në BBC Live se disa anëtarë të stafit të klubit ishin pushuar pjesërisht nga puna për shkak të sanksioneve financiare të së enjtes.

Ish-ylli i Bluve, i cili ende shkruan për faqen e internetit të klubit, paralajmëroi gjithashtu se e ardhmja e Chelseat mbetet ‘në rrezik serioz’ dhe i bëri thirrje Abramovich që t’ia shesë ‘njerëzve të duhur’. Vendimi i kompanise “3” për të pezulluar marrëveshjen e saj të sponsorizimit me Chelsean krijon një valë të mundshme bojkotesh të korporatave që mund ta shohin klubin të privuar nga dhjetëra miliona paund të ardhura dhe të përballet me një krizë financiare.

Analistët thonë se sponsorë të tjerë ka të ngjarë të ndjekin Three me shpresën për të shmangur ‘fajësinë nga shoqërimi’ me Abramovich, i cili zyrtarët thonë se i detyrohet të paktën një pjesë të pasurisë së tij prej 9.4 miliardë paund miqësisë së tij me Putinin!

Related Articles

Back to top button
Close
Close