Rajon

Çavuşoğlu reagon ndaj deklaratës së kryeministrit austriak për presidentin Erdoğan

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, lidhur me pretendimin e kryeministrit austriak Sebastian Kurz se “Erdoğan përdor turqit në Evropë për interesat e tij” ka reaguar duke thënë se “Kërcënimi i vërtetë ndaj Bashkimit Evropian dhe vlerave të saj është ideologjia e shtrembëruar që Kurz përfaqëson”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kërcënimi i vërtetë ndaj Bashkimit Evropian dhe vlerave të saj është ideologjia e shtrembëruar që Kurz përfaqëson. Kjo politikë e shëmtuar që formohet mbi ksenofobinë, racizmin dhe islamofobinë është mentaliteti i sëmurë i epokës tonë”, ka thënë nga llogaria e tij në Twitter, Çavuşoğlu i cili ka cituar lajmin e Euronews se “Kryeministri austriak Sebastian Kurz: Erdoğan përdor turqit në Evropë për interesat e tij”.

Sipas lajmit të Euronews, Kurz ka folur për gazetën gjermane Handelsblatt ku pasi ka mbrojtur idenë e tij për mbrojtjen e kufijve të BE-së dhe se nevojitet solidarizim i plotë me Greqinë ai ka akuzuar presidentin Recep Tayyip Erdoğan se “përdor refugjatët si armë”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close