LajmeMaqedoniTopLajm

Carovska: Më shumë se 14 mijë nxënës kanë paraqitur maturën shtetërore

Më shumë se 14 mijë nxënës janë regjistruar në provimin e maturës shtetërore, gjë që tregon se ata duan të testohen në provimin e maturës shtetërore, tha sot në konferencë për shtyp, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, duke shtuar se Ministria dhe Qeveria ka detyrim ligjor për ta organizuar atë, në mënyrë që të ushtrojë të drejtën e garantuar ligjërisht të nxënësve për t’u testuar në provimin e maturës.

Carovska theksoi se numri i nxënësve që hyjnë në bojkot po zvogëlohet dhe përsëri u bëri apel prindërve, mësuesve dhe shkollave t’i kushtojnë vëmendje nxënësve, të cilët janë nën presion për t’u bashkuar me bojkotin.

Matura shtetërore, përsëriti ajo, është fakultative, ndërsa për ata që nuk do të shfrytëzojnë rastin janë matura shkollore dhe provimi profesional.

E pyetur në lidhje me maturantët që janë nën presion nga mësuesit, Carovska theksoi se ata ndoshta tregojnë obligimet ligjore që ata kanë si shkollë për të përmbushur, dhe se, siç tha ajo, është në pjesën e regjistrimit të orëve mësimore në të cilat nuk u paraqit asnjë nxënës.

“Nuk ka të bëjë me ndonjë presion, por është e rëndësishme të thuhen të gjitha elementet që sigurojnë ligjet dhe rregulloret në arsim”, tha Carovska.

Sipas saj, presioni shoqëror që po ndodh mbi nxënësit që refuzojnë të bashkohen me bojkotin është i konsiderueshëm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close