LajmeMaqedoniTopLajm

Carovska e prerë: Maturantët do ti nënshtrohen provimit të maturës

Ministrja e Arsimit, Milla Carovska ripërsërit qëndrimin e saj se nxënësit e shkollave të mesme do ti nënshtrohen maturës shtetërore sipas rregullave ligjore për të cilat siç potencon ajo, ata së bashku me unionin e nxënësve të shkollave të mesme u pajtuan me këto rregulla vitin e kaluar.

Maturantët tashmë janë paraqitur, drejtorët e shkollave kanë nënshkruar dhe nuk mundet procesi të kthehet prapa.

“Këtë vit mësimi zhvillohet në vazhdimësi me komunikim të dyanshëm mes nxënësve dhe arsimtarëve dhe shënuam gjysmëvjetor të suksseshëm. Të gjithë nxënësit të cilët nuk duan të japin maturën shtetërore mund të japin maturë shkollore me dy lëndë dhe mund t’i nënshtrohen testit profesional në shkollat profesionale, dhe në këtë mënyrë të rrumbullaksojnë arsimin e mesëm, për shkak se matura shtetërore nuk është e patjetërsueshme. Matura shtetërore është zgjidhje ndërsa arsimi i mesëm i patjetërsuar”, u shpreh ministrja e Arsimit, Milla Carovska.

Mickovski: Partitë të mbështesin pr/ligjin tonë për arsim të mesëm

Ndërkaq VMRO-DPMNE vazhdon të mbështes kërkesat e unionit të nxënësve të shkollave të mesme. Kreu i opozitës maqedonase Mickovski, pret që propozim ligji i parashtruar për ndryshime në ligjin për arsim të mesëm, të gjejë përkrahje nga të gjitha partite tjera në kuvend.

“Përkrahni atë që e kërkojnë djemt, vajzat nipat tuaj. Përkrahni maturantët, përkrahni ata njerëzi të cilët i mësojnë. Le të mos jetë ky propozim- ligji i VMRO-DPMNE – së. Ndaluni të gjithë deputetetët, nënshkruani iniciativën, të gjithë së bashku në suaza të parlamentit ta përkrahim këtë iniciaitivë. Pa marrë parasysh nëse janë nga BDI, LSDM, Aleanca, Alternativa dhe VMRO-DPMNE”, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Të premten, në komisionit parlamentar për arsim, shkencë dhe sport do të mbahet debat publik për draft- konceptin për ndryshimet në arsimin fillor. Carovska tha se në debat do të shqyrtohen të gjitha qëndrimet, kritikat dhe sugjerimet që kanë arritur në Ministrinë e Arsimit, për të vazhduar më tutje me konceptin për reformat në arsimin fillor./Tvm2

Related Articles

Back to top button
Close
Close