
Mbretëresha Camilla ka rrëfyer për herë të parë vështirësinë emocionale që përjetoi kur duhej të mbante të fshehtë diagnozën e kancerit të bashkëshortit të saj, Mbretit Charles.
Në një film të realizuar për 30-vjetorin e organizatës së bamirësisë Maggie’s, Camilla tha se mezi priste ta tregonte lajmin, por nuk mundej pasi nuk ishte momenti i duhur, raporton Sky News.
Ajo kujtoi gjithashtu periudhën e vështirë për bashkëshortin e saj, duke thënë se Charles vazhdoi punën pavarësisht trajtimit, duke e konsideruar atë mënyrën e tij për ta përballuar sëmundjen.
“Mezi prisja ta nxirrja nga vetja, por sigurisht që nuk mundesha”, tha Camilla, duke folur për momentin kur diagnoza ende nuk ishte bërë publike, transmeton Klankosova.tv.



