
Ka rreth dy vjet që nga zbulimi i projektit për krijimin e një shteti bektashi në Tiranë.
Siç raporton gazetarja Alberta Gjini në “Ora Shtatë”, mediat franceze kanë raportuar se krijimi i këtij entiteti pritet të bëhet së shpejti.
Bëhet fjalë për një enklavë, e konceptuar sipas modelit të Vatikanit në Romë, e shtrirë në rreth 11 hektarë brenda kryeqytetit të Shqipërisë.
Përgatitjet për funksionalizimin e tij raportohet se kanë hyrë në një fazë intensive.
“Kanë kaluar dy vjet nga zbulimi i këtij projekti. Mediat franceze kanë paralajmëruar se së shpejti pritet krijimi i shtetit të ri bektashi. Bëhet fjalë për një enklavë, sipas modelit të Vatikanit në Romë, e shtrirë në 11 hektarë brenda kryeqytetit të Shqipërisë. Përgatitjet kanë hyrë në një fazë intensive dhe pritet funksionalizimi i tij. Ky shtet pritet të ketë simbolet e veta, pasaportën e veçantë dhe monedhën e re, BEK.”



