LajmeRajon

Leonard Kerquki: Dy emra konsensual po diskutohen mes VV’së dhe LDK’së

Gazetari Leonard Kerquki ka publikuar një opinion lidhur me emrat që, sipas tij, po diskutohen si kandidatë konsensualë për postin e Presidentit të Kosovës mes VV-së dhe LDK-së.

Kerquki ka përmendur Ibrahim Berishën dhe Iljaz Ramajlin, duke theksuar se të dy emrat janë diskutuar edhe para 7 qershorit.

Postimi i plotë i Kerqukit:

“Berisha apo Ramajli, kush do te behet President?

Dy emra konsensual po diskutohen mes VV’se dhe LDK’se. Per hir te se vertetes, te dyte jane diskutuar edhe para 7 Qershorit.

Ibrahim Berisha (71 vjeç)

Antetar i Kryesise se pare dhe te dyte te LDK’se. Themelues i kesaj partie dhe i QIK’ut. Mbahet mend si nje prej gazetareve te pare te “Rilindjes” qe e hodhi librezen e Partise Komuniste.

Iljaz Ramajli (75 vjeç)

Politikan i rendesishem ne KSAK. Nenkryetar i Kuvendit Krahinor. Udhehoqi seancen e 7 shtatorit 1990 ne Kaçanik, ku u miratua Kushtetuta e Kosoves. Udheheqes i Zyres se Kosoves ne Tirane gjate viteve te 90’ta. Ramajli nuk kishte pranuar te behet President ne vitin 2011. Pas refuzimit te tij, Presidente u zgjodh Atifete Jahajga.

Po ashtu, pjese e diskutimeve kane qene edhe emri i ish-Ministrit Haki Demollit, ish-Presidentit Fatmir Sejdiu…”, ka përfunduar Kerquki.

Related Articles

Back to top button
Close
Close