
Gazetari Berat Buzhala ka bërë të ditur se sot është ftuar në Prokurori në lidhje me rastin “Lule Gjeli”, duke vlerësuar se kjo çështje nuk duhet të trajtohet si rast i veçantë dhe i izoluar.
Përmes një postimi në Facebook, Buzhala ka deklaruar se rasti “Lule Gjeli” përbën, sipas tij, “krim të organizuar të partisë në pushtet”, duke shtuar se interneti është i mbushur me raste të ngjashme.
“Sot jam i ftuar në Prokurori për Gent Prokshin, Lule Gjelin. Sigurisht, ky rast nuk do të duhej më të trajtohej si rast i veçantë dhe i izoluar. Lule Gjeli është krim i organizuar i partisë në pushtet. Interneti është i mbushur me modelin e Lule Gjelit”, ka shkruar Buzhala.



